Reshje të fuqishme kanë përfshirë Shqipërinë, veçanërisht veriperëndimin, qendrën, lindjen etj. Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe pjesës së parë të dites së nesërme me intensitet të ndryshëm. Reshjet do të zgjerohen gjatë natës në shumicën e territorit të Shqipërisë dhe do të pushojnë në pjesën e dytë të dites së neserme kur pritet edhe stabilizim gradual i motit. Gjatë natës vonë dhe nesër gjatë dites reshjet të reja do të përfshijnë edhe Kosoven.
Nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, vende-vende edhe rrebeshe të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë. Vonë pasdite pritet stabilizim gradual i motit.
Të mërkurën në tërë rajonin pritet që të kemi përmirësim afatshkurtër të motit, ndërsa të enjtën do të kemi reshje të reja atmosferike, por intensiteti i tyre nuk do të jetë i lartë sikur reshjet e sontme dhe nesërme.
Nga e premta përsëri stabilizim dhe përmirësim i motit./Meteoballkan