Të hënën në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të shpeshta shiu. Më shumë reshje shiu të cilat edhe do të zgjasin më shumë priten në lindje të Kosovës. Temperaturat pritet të shënojnë ulje por jo shumë të theksuara.
Minimalja parashihet të zbres deri në 2 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet deri në 10 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna fillon me vranësira të dendura dhe me reshje shiu. Në mëngjes herët në Shqipëri priten reshje mesatare deri të dendura shiu, por gjatë ditës reshjet pushojnë në Shqipëri për tu intensifikuar në Maqedoninë Veriore.
Reshje shiu nesër priten edhe në Luginë të Preshevës sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Borë vetëm në viset e larta malore.
Mëngjesin e së martës reshje afatshkurtra shqote ose bore mund të ketë në disa pjesë të Kosovës.
Të martën na pret mot pak më i ftohtë me reshje lokale, më intensive në lindje. Gjatë ditës kthjellim i motit fillimisht në Shqipëri, pastaj edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore.
Të mërkurën reshje të reja shiu përfshijnë fillimisht Shqipërinë, pastaj pasdite vonë ose në mbrëmje edhe Kosovës./MeteoBallkan











