Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe vende-vende me ngrica.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Më ngrohtë pritet në viset mesdhetare, ndërsa më ftohtë në viset kontinetale.
Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i kushteve të motit. Do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht stabil dhe pa reshje, me alternime mes rrezeve diellore dhe reve kalimtare. Temperaturat ditore pritet të shënojnë rritje të lehta./Meteoballkan