Gjatë natës pritet të kemi intensifikim të reshjeve dhe erëra. Reshjet pritet të jenë në formë shiu, shqote e bore. Reshje bore parashihen edhe në disa ultësira të Kosovës në Rrafshin e Kosovës orëve të hershme të mëngjesit.
Gjatë ditës reshjet pushojnë shkurtimisht dhe priten edhe intervale kohore me diell, megjithatë priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër të imët. Në viset kodrinore-malore mund të ketë borë me bubullimë. Temperaturat nga 1 minimalja deri në 12 gradë Celsius maksimalja në Dukagjin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira e reshje të shpeshta lokale shiu, shqote e bore. Vende-vende priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër.
Fundjava vjen më e ftohtë me vranësira të shumta dhe reshje të shpeshta lokale të shiut sidomos në Kosovë. Në viset kodrinore-malore priten reshje bore. Reshje bore mund të ketë edhe disa zona më të ulëta të Rrafshit të Kosovës./MeteoBallkan














