Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Gjatë mëngjesit mund të ketë mjegull nëpër lugina dhe do të jetë freskët.
Në Shqipëri nesër pas një mëngjesi me mjegull vende-vende, gjatë dites pritet mot kryesisht me diell dhe stabil. Do të jetë më nxehtë se sot.
Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet stabilizim i motit dhe do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare.
Të shtunën dhe të dielën në tërë rajonin pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të këndshëm. Netët dhe mëngjeset do të jenë të freskëta ndërsa gjatë dites do të ketë ngritje të ndjeshme të temperaturave në tërë rajonin./Meteoballkan