Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me ndonjë vranësirë kalimtare lokale Temperatura maksimale mund të arrijë deri në 15 gradë Celsius në nivel vendi.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Në viset mesdhetare edhe ngrohtë, me temperatura mbi 20 gradë Celsius, ndërsa në viset kontinentale pak më ftohtë.
Mot kryesisht me diell dhe stabil pritet nesër edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi.
Edhe ditëve të ardhshme do të jemi nën ndikimin e masave ajrore kryesisht stabile anticiklonike. Temperaturat pritet të shënojnë rritje graduale./Meteoballkan