Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të luhatën nga 34 deri në 38 gradë Celsius. Pasdite në disa vise pritet freskim afatshkurtër, me zhvillime të disa vranësirave vertikale të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër, por shumica e territorit pa reshje.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite në disa vise kryesisht kodrinore-malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat maskimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në nivel rajonal.
Ditëve të ardhshme na pret mot mjaft i nxehtë. Masa e fortë ajrore afrikane do të stacionohet në rajonin tonë për disa ditë me radhë e shoqëruar edhe me anticiklonin stabil dhe rrymimet ajrore nga jugperëndimi. Temperaturat pritet të shënojnë rritje: në Kosovë deri në 39, ndoshta ndonjë ditë mund të prekë 40, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore deri në 42 gradë Celsius./Meteoballkan