Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite vonë në disa rajone pritet të ketë shtim të vranësirave, kurse në mbrëmje dhe gjatë nates mund të ketë edhe ndonjë rigë apo rrebesh shiu kryesisht në viset kodrinore-malore.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite vonë dhe gjatë natës në viset malore në veri të vendit mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh të izoluar shiu.
Në Maqedoninë Veriore nesër pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë dhe ngjashëm pritet të jetë edhe në Maë të Zi, megjithatë pasdite vonë mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu kryesisht ne viset kodrinore-malore.
Të martën në tërë rajonin pritet të kemi mot me diell dhe të nxehtë, ndërsa ndryshimi gradual pritet nga e mërkura kur pritet ulja e presionit atmosferike dhe fuqizimi i vogel i erërave jugore. Kjo do të jetë paralajmërim për ndryshimin e motit që pritet të pasojë nga e mërkura natën në disa pjesë të rajonit dhe nga e enjta dhe e premta në tërë rajonin. Priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë, reshje të herëpashershme të dendura shiu, ulje të temperaturave dhe mundësi e paraqitjes së bores së pare në majat e viseve më të larta malore./Meteoballkan