Dita e fundit e Tetorit në Kosovë do të karakterizohet me mot tipik vjeshtor. Do të jetë kryesisht vranët, ftohtë dhe me mundësi për riga të dobëta lokale shiu. Në viset më të larta malore mund të ketë ndonjë fjollë dëbore.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundësi për reshje lokale shiu të cilat do të ndërpriten gjatë dites, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë nates priten kthjellime.
Edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale të dobëta shiu.
Pasnesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i thatë, me mundësi për intervale të shkurtra kohore me diell.
Nga e shtuna do të mbajë mot më i nxehtë me erëra jugore si pasojë e ndikimit të një cikloni të fuqishëm afër Britanisë së Madhe. Në Mal të Zi, veri, veriperëndim dhe jug të Shqipërisë priten rrebeshe të herëpashershme intensive shiu. Rrebeshe të herëpashershme priten edhe në pjesët tjera të Shqipërisë por më të rralla. Në pjesët tjera të rajonit do të jetë kryesisht thatë deri të hënën kur priten reshje shiu në tërë rajonin./Meteoballkan