Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Priten rritje të lehta të temperaturave dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius. Minimalja pritet të ulet deri në 2 gradë Celsius. Mëngjesi i hershëm mund të sjellë edhe brymë në disa vise, por për shkak se vende-vende priten vranësira, kjo mund të ndikojë që të mos ketë brymë në shumë vise.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven lindore nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi pritet të sjellë mjegull nëpër disa lugina, por gjatë ditës pritet mot kryesisht stabil.
Nga e enjta na pret mot gjithnjë e më i ngrohtë gjatë ditës. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta, vende-vende me mundësi për mjegull dhe brymë. Ditët pritet të jenë stabile dhe të këndshme./MeteoBallkan