Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të shkurtra kohore me diell dhe vranësira të shpeshta. Do të vazhdojë të jetë ftohtë për shkak të erërave të ftohta veriore. Ka mundësi për ndonjë rigë të dobët lokale shiu.
Në Shqipëri do të mbajë mot i ngjashëm sikurse në Kosovë, përpos jugut dhe juglindjes së vendit ku priten reshje shiu. Do të ketë erëra, herë pas here të fuqishme nga lindja dhe verilindja.
Në Mal të Zi me vranësira dhe ftohtë, ndërsa në Maqedoninë Veriore vende-vende priten reshje shiu.
Të martën pritet mot kryesisht i thatë, me vranësira dhe intervale kohore me diell në tërë rajonin. Do të jetë fothtë, kurse nga e mërkura pritet stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave./Meteoballkan