Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Gjatë ditës pritet fuqizim i erërave jugperëndimore si pasojë e afrimit të frontit të ri të ftohtë ajror, por reshje nuk priten deri në mbrëmje ose orët e natës.
Në Shqipëri sot do të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm ku pjesa veriore dhe veriperëndimore pasdite pritet të kenë reshje shiu, vende – vende edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë natës rrebeshet e shiu do të përfshijnë shumicën e territorit të bregdetit shqiptar. Reshje shiu gjatë natës priten edhe në rajonet tjera të Shqipërisë.
Në Maqedoni mot me intervale të gjata kohore me diell, kurse mot krejtësisht ndryshe do të ketë nesër në Mal të Zi ku gjatë tërë ditës priten reshje të herëpashershme shiu. Vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Mali i Zi do të gjendet shumë pranë vorbullës ciklonike e cila do të përfshijë Gadishullin Ballkanik ditëve të ardhshme dhe për këtë arsye priten reshje intensive shiu.
Natën mes së hënën dhe të martës reshjet e shiut do të përfshijnë shumicen e territorit të Republikës së Kosovës dhe këto reshje do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së martë por reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe jo gjithëpërfshirëse. Pritet edhe ulje graduale e temperaturave në tërë rajonin.
Të mërkurën pritet të kemi mot të ndryshueshëm dhe vende-vende me riga të dobëta shiu, ose ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më shumë probabilitet për reshje shiu do të kenë veriu, veriperëndimi dhe disa pjesë të qendrës së Shqipërisë si dhe veriu dhe verilindja e Kosovës. Më pak reshje shiu dhe më shumë rreze dielli priten në jug të Shqipërisë dhe Kosovës./Meteoballkan