Sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale të gjata kohore me diell dhe pasdite me zhvillim lokal të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara por të cilat mund të jenë të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe me mundësi edhe për breshër. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 27 deri në 29 gradë celsius në nivel vendi. Ndjesia subjektive e të nxehtit do të jetë mjaft e lartë për shkak të lagështisë së ajrit.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Pasdite në disa rajone mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Edhe në Maqedoninë e veriut dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillim lokal të vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të mërkurën rrebeshet e shiut do të rrallohen dukshëm në tërë rajonin tonë, ku do të dominon dielli, por prapëseprapë do të paraqiten në disa rajone pasdite. Do të ketë ngritje të lehta të temperaturave, më të theksuara në Shqipëri.
Nga e enjta në tërë rajonin pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, por në fundjavë priten përsëri ulje kryesisht të lehta të temperaturave./Meteoballkan