Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite në disa vise kodrinore/malore mund të ketë ndonjë rrebesh te izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.
Nesër në Kosovë pritet një front i dobët i ftohtë ajror, me shtim të vranësirave, ulje të temperaturave due ndonjë rigë lokale shiu. Fronti do të jetë kalimtar.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pasneser pritet mot kryesisht i kthjellët. Në disa vise priten ulje të lehtsla të temperaturave dhe ndonjë vranësirë kalimtare.
Nga e mërkura përsëri na pret mot i kthjellët, me ngritje të sërishme të temperaturave edhe në Kosovë./Meteoballkan