Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira paradite, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të tërhiqen për t’ua lëshuar rrugën rrezeve diellore. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohë ndërsa gjatë ditës priten ngritje graduale të temperaturave.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell. Do të ketë stabilizim gradual të motit.
Ditëve të ardhshme na pret mot me alternime mes vranësirave kalimtare, intervaleve kohore diellore dhe mjegullës nëpër lugina. Mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa ditët relativisht të ngrohta./Meteoballkan