Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale bore. Pritet të jetë mjaft ftohtë dhe temperatura maksimale nuk pritet të rritet mbi 2 gradë Celsius në Prishtinë, por në Dukagjin ajo maksimalja mund të arrijë deri në 3 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Priten reshje shiu, shqote e bore varësisht nga vendi, pozita gjeografike, lartësia mbidetare etj. Pasdite nga veriperëndimi i Shqipërisë pason kthjellimi i motit. Në përgjithësi nëpër ultësira ende nuk pritet ndonjë skenar i vërtëtë dimëror përpos disa ultësirave të Kosovës dhe Malit të Zi.
Të mërkurën na pret mot i ftohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë.
Nga e enjta pritet cikloni i ri i cili pritet të na sjellë reshje të reja shiu. Në viset malore reshje të reja bore. Në Shqipëri, Mal të Zi, por lokalisht edhe në Kosovë priten përsëri reshje intensive.
Të premtën reshje më të pakta të përqëndruara kryesisht në Shqipëri, ndërsa për fundjavë priten reshje të reja të fuqishme shiu sidomos në Shqipëri, por duke mos përjashtuar edhe viset tjera. Në viset kodrinore-malore reshje bore. Reshje bore mund të ketë edhe në disa ultësira të Kosovës./MeteoBallkan