Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira e rrebeshe ose riga lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime më të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal, pra nuk priten të kapin tërë territorin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të stuhive lokale me bubullima. Rrebeshe më intensive priten në lindje, juglindje të Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore. Pasdite vonë ose në mbrëmje mund të ketë zhvillime mjaft të fuqishme sidomos në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime të stuhive të lokalizuara, ndërsa nga e premta do të kemi rritje të temperaturave dhe më shumë rreze diellore, por ende do të ketë gjata për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht orëve të vona të pasdites./MeteoBallkan