Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat rrallë në disa vise mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu dhe ndonjë fjollë bore në viset më të larta malore.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 3 ajo minimale deri në 16 ajo maksimale. Do të vazhdojnë të fryjnë erëra të ftohta nga veriu e verilindja.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale në zona kontinentale me ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Në viset mesdhetare më ngrohtë e në viset kontinentale dukeshëm më ftohtë.
Ditëve të ardhshme do të pasojë përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave. Të shtunën pas një mëngjesi mjaft të ftohtë, gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell dhe erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi.
Të dielën më ngrohtë, ndërsa nga e hëna do të kemi shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu. Reshjet e shiut së pari do të fillojnë në Mal të Zi, veri-veriperëndim të Shqipërisë dhe disa vise të Dukagjinit, për tu shtrirë në pjesët tjera gjatë ditëve të ardhshme. Vende-vende priten reshje të reja mjaft intensive sidomos në veri të Shqipërisë./MeteoBallkan