Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë duke pasur parasysh periudhën kohore në të cilën jemi.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore.
Edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Sa i përket rajonit nesër pritet të depërtojë një front në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë i cili do të shkaktojë destabilizim të pjesshëm të atmosferës në këto shtete ballkanike ku lokalisht priten reshje shiu apo rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë. Ky front do të dobësohet tërësisht derisa të arrijë tek ne për shkak të bllokadës së fuqishme anticiklonike që mbizotëron mbi rajonin tonë./Meteoballkan