Sot në Kosovë do të mbajë mot i kthjellët, me diell dhe mjaft i nxehtë. Do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga jugu.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Do të ketë ngritje të temperaturave dhe ato maksimalet mund ti afrohen 30 gradë C në nivel rajoni.
Moti ngjashëm pritet të kemi edhe ditëve të ardhshme të kësaj jave. Pra do të kemi mot të kthjellët, me diell dhe mjaft të nxehtë për këtë periudhë kohore. Netët dhe mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta dhe nëpër lugina me mundësi për mjegull. Reshjet atmosferike as nuk do të vijnë në konsiderim.
Sipas ecurive më të fundit sinoptike ndryshim të motit dhe ulje të theksuar të temperaturave mund të kemi në diten e fundit të Tetorit apo në vet fillimin e Nëntorit. Mbetet të shihet./Meteoballkan