Sot në Kosovë pritet të ketë ndryshim të motit, por ky ndryshim nuk do të jetë aq i theksuar. Parashihet të ketë shtim të vranësirave dhe ndonjë rige lokale shiu, ndërsa temperaturat shënojnë ulje graduale. Këtë ndryshim të motit e shkakton një front i dobët i ftohtë ajror.
Më shumë diell do të ketë në Shqipëri, jug të Malit të Zi dhe Maqedoninë Veriore ku fronti do të jetë shumë më i dobët dhe në shumë vise inekzistent. Megjithatë në disa vise malore mund të ketë vranësira dhe ndonjë rigë e dobët shiu.
Nga e hëna përmirësim i motit edhe në Kosovë. Pas një mëngjesi të freskët dita do të jetë stabile, me intervale me diell dhe vranësira lokale, por mbetet freskët në viset kontinentale. Më ngrohtë në viset mesdhetare.
Nga e marta rritje e sërishme e temperaturave./METEOBALLKAN