Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Do të fillojnë të fryjnë erëra nga veriu dhe verilindja. Priten ulje graduale të temperaturave si dhe reshje simbolike lokale shiu dhe bore.
Në Shqipëri do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në gjysmën veriore të vendit do të ketë reshje shiu dhe bore varësisht nga lartësia mbidetare, kurse gjysma jugore do të mbetet kryesisht e thatë ose me ndonjë reshje simbolike.
Në Maqedoninë Veriore pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore të shkurtra me diell. Në disa rajone mund të ketë reshje kryesisht të dobëta shiu ose bore, kurse në Mal të Zi priten reshje pak më intensive. Në jug do të ketë reshje shiu, kurse në veri të vendit reshje bore.
Të hënën në tërë rajonin do të kemi mot të thatë dhe të ftohtë. Do të kemi intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare.
Nga e marta moti do të stabilizohet tërësisht, do të vazhdojë të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të ulëta vende-vende. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me mundësi për mjegull, kurse temperaturat ditore do të fillojnë të shënojnë ngritje në të gjitha ato rajone ku nuk do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta./Meteoballkan