Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Në mëngjes do të jetë mjaft ftohtë dhe do të ketë gjasa për mjegull në disa rajone. Gjatë ditës priten ngritje të temperaturave, rreze të shumta diellore, por edhe fuqizim gradual i erërave jugore dhe jugperëndimore.
Edhe në Shqipëri dhe rajon do të mbajë mot kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë por gjatë ditës priten ngritje të ndjeshme të temperaturave.
Nga e hëna në tërë rajonin na pret mot me intervale kohore me diell, por edhe me vranësira herë pas here. Pritet të ketë fuqizim të erërave jugore dhe jugperëndimore të cilat në disa rajone mund të arrijnë shpejtësinë maksimale deri në 60 apo 70 km-h. Gjithashtu do të ketë gjasa edhe për reshje afatshkurtra dhe lokale shiu.
Në mesjavë priten ulje të lehta të temperaturave dhe mundësi për reshje afatshkurtra shiu dhe bore në disa rajone./Meteoballkan