Sot në Kosovë do të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje bore. Vende-vende priten reshje të dendura bore të shoqëruara me erëra të fuqishme veriore dhe veriperëndimore. Pasdite vonë dhe në mbrëmje në rajonin e Pejës, Istogut, lokalisht edhe në vise tjera do të ketë erëra mjaft të fuqishme veriore.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot dimëror, i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu e bore. Reshjet e dëbores mund të paraqiten shkurtimisht edhe në shumë rajone ku mbizotëron klima mesdhetare, pra aty ku bora është fenomen i rrallë.
Të enjtën dhe të premtën na pret mot dimëror por kryesisht i thatë, megjithatë në disa rajone në Kosovë ende do të ketë reshje të herëpashershme bore.
Nga e diela priten ngritje graduale të temperaturave./Meteoballkan