Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë gjatë dites. Në mëngjes do të jetë freskët dhe vende-vende mund të ketë mjegull. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 24-25 gradë celsius në nivel vendi.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura maksimale rreth 26-27 gradë celsius në nivel rajoni. Mëngjesi do të jetë i freskët dhe nëpër lugina mund të ketë mjegull.
Mot i nxehtë, stabil dhe kryesisht i kthjellët do të mbajë edhe të dielën dhe të hënën në tërë rajonin me temperatura maksimale pothuajse verore./Meteoballkan