Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 30 deri në 33 gradë Celsius. Do të fryjnë erëra mesatare e rrallë herë të fuqishme nga verilindja.
Në Shqipëri dhe më gjerë në rajon pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Edhe ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Na presin disa ditë me diell dhe të nxehta, por në Kosovë fillimisht nuk pritet nxehtësi ekstreme për shkak të erërave paksa të freskëta nga verilindja, megjithatë temperaturat do të shënojnë rritje graduale përsëri gjatë fundjavës./Meteoballkan