Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me temperatura maksimale deri në 28 gradë Celsius. Pasdite priten edhe vranësira në disa rajone dhe shumë rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin pritet të mbajë mot me diell, vranësira lokale dhe i ngrohtë.
Të mërkurën pritet depërtimi i një fronti të dobët të ftohtë ajror i cili do të kushtëzojë shtim të vranësirave dhe riga lokale shiu. Mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë, por prapëseprapë nuk priten reshje të mëdha dhe gjithëpërfshirëse. Në Shqipëri reshjet pritet të jenë sporadike.
Nga e enjta stabilizim i sërishëm i motit dhe rritje graduale e temperatruave.
Për fundjavë: Të shtunën pritet mot i ngrohtë me intervale kohore me diell dhe vranësira, ndërsa të dielën në tërë rajonin pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende mund të ketë reshje intensive sidomos në disa vise të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nga e hëna përsëri stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave./Meteoballkan