Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 29 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Në jug dhe juglindje të Shqipërisë dhe rrallëkund në Maqedoninë Veriore mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të premtën gjatë dites priten zhvillime të vranësirave të shiut të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe shiu priten kryesisht në Kosovë, veri-verilindje të Shqipërisë, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi. Në ndonjë rajon priten rrebeshe intensive, por të cilat nuk pritet të zgjasin shumë. Temperaturat do të shënojnë ulje në viset kontinentale.
E shtuna sjellë stabilizim gradual të motit kur priten intervale kohore me diell dhe vranësira me pak mundësi për ndonjë rigë afatshkurtër shiu.
Nga e diela na pret mot me diell dhe kryesisht stabil, me rritje kontinuele të temperaturave. Rrebeshet afatshkurtra, të izoluara të shiut mbesin ende prezente në jug dhe juglindje të Shqipërisë./MeteoBallkan