Siç mund të shohim nga fotografia kryesore acari polar nga sot pritet të tërhiqet në drejtim të veriut dhe lindjes së Kontinentit, ndërkohë që temperatura pak më të larta nga Atlantiku dhe Mesdheu përfshijnë Evropen perëndimore, jugperëndimore dhe Gadishullin Ballkanik.
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Erërat jugperëndimore pritet të fuqizohen në disa rajone dhe pritet të arrijnë shpejtësinë nga 40 deri në 60km/h, por në disa vise kryesisht malore. Nuk priten erëra të forta në tërë territorin. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 10 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Më shumë vranësira priten në territorin shqiptar ku lokalisht priten edhe fjolla bore që me rritjen e temperaturave pritet të shndërrohen në riga lokale shiu.
Ditëve të ardshme na pret mot mjaft i ndryshueshëm, por i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Priten intervale kohore me diell, vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu sidomos në Shqipëri. Ka gjasa që të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Deri të dielën reshjet e shiut pritet të jenë të rralla e pastaj më të shpeshta./MeteoBallkan