Sipas ecurive aktuale sinoptike rajoni ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore mjaft të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore, edhe pse atmosfera pasditeve dhe mbrëmjeve nuk do të jetë tërësisht stabile.
Arsyeja e këtij shkrimi është se modelet po parashohin një frontë të fuqishëm të ftohtë ajror për javën e ardhshme i cili eventualisht mund të krijojë edhe ciklon në Detin Adriatik. Ky ciklon mund të sjellë reshje në tërë rajonin duke përfshirë edhe bregdetin shqiptar. Reshjet nuk pritet të jenë afatgjata por afatshkurtëra, megjithatë intensive.
Pra, javën e ardhshme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi (duke përfshirë edhe bregdetin) ekzistojnë gjasa ideale për reshje shumë më përfshirëse shiu. Këto reshje shiu do të jenë shumë të mirëseardhura për rajonin tonë sepse me të vertëtë po mbretëron një thatësi. Sidoqoftë më shumë detaje do të kemi ditët e ardhshme dhe të shohim evoulimin e gjendjes sinoptike se si do të rrjedhin ngjarjet./Meteoballkan