• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Mushkonjat mjaft problematike sivjet, ja si i mbijetojnë dimrit dhe sëmundjet që shkaktojnë!

Mushkonjat mjaft problematike sivjet, ja si i mbijetojnë dimrit dhe sëmundjet që shkaktojnë!

15/07/2023 | 15:33
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Rikthehet stabiliteti atmosferik, të paktën përkohësisht!

04/06/2026 | 16:31
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele

Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele

04/06/2026 | 14:03
Mrekulli në Everest – besohej se kishte vdekur, udhërrëfyesi gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh

Mrekulli në Everest – besohej se kishte vdekur, udhërrëfyesi gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh

04/06/2026 | 13:37
Dallgët e detit – kur bëhen të rrezikshme për njerëzit?

Dallgët e detit – kur bëhen të rrezikshme për njerëzit?

04/06/2026 | 09:35
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

04/06/2026 | 09:05
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Parashikimi i motit për sot – e enjte

04/06/2026 | 07:51
Rrufeja godet pajisjet e furnizimit me ujë në Batllavë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.06.2026.) e enjte

03/06/2026 | 23:49
Tragjedia në Shëngjin: Identifikohen viktimat, Ambasada e Kosovës njofton familjarët

Tragjedia në Shëngjin: Identifikohen viktimat, Ambasada e Kosovës njofton familjarët

03/06/2026 | 22:54
Taskforcë për bregdetin gjatë sezonit turistik veror

Taskforcë për bregdetin gjatë sezonit turistik veror

03/06/2026 | 20:51
Zbardhen detaje  nga ngjarja e rëndë në Shëngjin

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Shëngjin

03/06/2026 | 18:16
E rëndë në Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

E rëndë në Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

03/06/2026 | 17:43
Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit!

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit!

03/06/2026 | 17:22
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Mushkonjat mjaft problematike sivjet, ja si i mbijetojnë dimrit dhe sëmundjet që shkaktojnë!

Mushkonjat mjaft problematike sivjet, ja si i mbijetojnë dimrit dhe sëmundjet që shkaktojnë!

15/07/2023 | 15:33
1.1k
SHARES
3.2k
VIEWS
Shpërndaje

Mushkonjat i kanë mbijetuar sezonit të ftohtë për t’u kthyer të na pickojnë. Ka pak njerëz me fat që injorohen prej tyre gjatë stinës së nxehtë të verës, por a keni menduar ndonjëherë se ku kanë qenë këto insekte të bezdisshme deri tani? Përgjigjen e jep ekspertja e Shëndetit Publik dhe Sëmundjeve Infektive të Universitetit Sapienza të Romës Alessandra della Torre.

“Afër nesh, por në një lloj letargjie, në një fazë të quajtur diapauzë, ose thjesht të strukura në bodrumet tona. Në raste të tjera, të rriturat u zhdukën në të ftohtë, por i lanë vezët gati për t’u çelur në pranverë”, shpjegon ajo.

Ka shumë lloje mushkonjash, të cilat i mbijetojnë dimrit me strategjitë e ndryshme që përmendëm. Por ato që na bezdisin në zonat e banuara janë mbi të gjitha dy: mushkonja e zakonshme (Culex pipiens) dhe mushkonja tigër (Aedes albopictus). E para është ajo “klasike” që na thumbon në muzg dhe na mundon natën.

“Ajo është e pranishme në dy forma, ajo rurale (C. pipiens pipiens) dhe ajo urbane (C. pipiens molestus). Ajo rurale e kalon dimrin në diapauzë: një fazë ndalimi, në të cilën redukton metabolizmin dhe fshihet në mjedise të mbrojtura, si shpella apo strofulla kafshësh. Para diapauzës, femra ndalon së përdoruri gjakun për maturimin e vezëve (mushkonjat ushqehen me nektar, meshkujt as nuk pickojnë ) dhe në vend të kësaj e përdor atë për të grumbulluar rezerva energjie. Vetëm femrat mbijetojnë nga një vit në tjetrin. Meshkujt jetojnë disa javë, femrat zakonisht 4-6, por të fundit të lindur para dimrit hyjnë në diapazë dhe madje mbijetojnë 6 muaj”.

Vazhdimi i specieve sigurohet, duke qenë se femrat kanë një organ në të cilin ruajnë spermatozoidet pas çiftëzimit, për t’u përdorur më vonë për fekondimin e vezëve. Forma urbane e Culex pipiens, ajo e pranishme në qytete, nuk hyn në diapauzë.

“Nuk “fiket” plotësisht, thjesht pakëson aktivitetin e saj dhe vendoset në mjedise nëntokësore me ujë të ndenjur, si bodrumet e përmbytura. Atje mund të pjellë, të paktën një herë pa pasur nevojë të marrë gjak. Nëse gjen kushte të favorshme, mund të ndodhë që të riaktivizohet dhe të shkojë rreth e qark duke thumbuar”, vijon ekspertja .

Mushkonja tigër, nga ana tjetër, është ajo që e njohim nga ngjyra e saj e errët me shirita të bardhë në trup dhe sepse na pickon edhe gjatë ditës.

“Vetëm vezët, në klimat tona, i mbijetojnë dimrit. Ato në fillim të sezonit të keq nuk çelin me shpejtësinë normale, por hyjnë në diapauzë: zhvillimi i embrionit bllokohet deri në pranverë”. Vezët janë rezistente (në diapauzë ato i mbijetojnë temperaturave nën 0 °C): ato vendosen në buzë të ujit dhe zhvillohen kur niveli rritet, madje kalojnë periudha të gjata “të thata”, ndërsa mushkonja e zakonshme i lëshon vezët e saj në ujë, që nuk duhet të thahet.

Nuk është vetëm çështje pickimesh. Mushkonjat janë vektorë të viruseve. Culex transmeton virusin e etheve të Nilit Perëndimor nga zogjtë te njerëzit. Mushkonjat tigër mund të përhapin viruse përgjegjëse për sëmundjet tropikale, të bartura nga udhëtarët, si chikungunya dhe dengoja.

Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e hënë
Kosovë

Rikthehet stabiliteti atmosferik, të paktën përkohësisht!

04/06/2026 | 16:31
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Shqipëri/Maqedoni

Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele

04/06/2026 | 14:03
Mrekulli në Everest – besohej se kishte vdekur, udhërrëfyesi gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh
Botë

Mrekulli në Everest – besohej se kishte vdekur, udhërrëfyesi gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh

04/06/2026 | 13:37
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲