• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Ndarja e pazakontë e brigjeve në Egjipt

Ndarja e pazakontë e brigjeve në Egjipt

29/10/2025 | 11:34
Pamje: Çfarë shkatërrimesh la pas uragani i fuqishëm në Xhamajka

Pamje: Çfarë shkatërrimesh la pas uragani i fuqishëm në Xhamajka

29/10/2025 | 11:03
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

29/10/2025 | 08:21
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Njoftimi më i ri i KEDS, e mërkurë!

28/10/2025 | 22:59

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (29.10.2025.) e Mërkurë

28/10/2025 | 22:52
Pamje Live, uragani Melissa zbret në Xhamajka

Pamje Live, uragani Melissa zbret në Xhamajka

28/10/2025 | 20:54
Një nga uraganet më të fuqishme të vitit po shkon drejt Xhamajkes, publikohen pamje

Një nga uraganet më të fuqishme të vitit po shkon drejt Xhamajkes, publikohen pamje

28/10/2025 | 11:28
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

28/10/2025 | 06:48
Moti javor, çfarë pritet pas frontit të ftohtë?!

Moti javor, çfarë pritet pas frontit të ftohtë?!

28/10/2025 | 00:04
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS njofton për punimet në rrjet të Martën! 28 tetor!

27/10/2025 | 22:43
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.03.2025.) E Mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.10.2025.) E Martë

27/10/2025 | 22:31
Fronti i ri sjellë reshje të reja shi dhe borë!

Fronti i ri sjellë reshje të reja shi dhe borë!

27/10/2025 | 17:00
Çka është ankthi i vjeshtës dhe si ta përballoni?

Parashikimi i motit për sot – e hënë

27/10/2025 | 09:09
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Ndarja e pazakontë e brigjeve në Egjipt

Ndarja e pazakontë e brigjeve në Egjipt

29/10/2025 | 11:34
491
SHARES
1.4k
VIEWS
Shpërndaje

Deti duket i njëjtë. Edhe rëra po ashtu. Por në Egjipt, dy komunitete bregdetare, jo shumë larg nga njëra-tjetra, kanë ide krejtësisht të ndryshme se çfarë nënkuptojnë argëtimi e pushimet relaksuese.
Nuk ka asnjë tabelë që të njofton, teksa vozit nëpër autostradën e përvëluar nga dielli përgjatë bregdetit të Mesdheut në Egjipt, se ku mbaron “Bregu i Mirë” dhe ku fillon “Bregu i Keq”. Qoftë i mirë apo i keq, dallgët janë po aq blu, rëra po aq e bardhë dhe e përsosur.

Por për egjiptianët që pushojnë në Bregun e Veriut – që zhvendosen atje nga Kajroja, ashtu siç shkojnë njujorkezët në Hamptons apo banorët e Miçiganit “në veri” – dallimi është i qartë.

Ky është Sahel el-Tayeb, ose “Bregu i Mirë”, siç e quajnë egjiptianët.

Pushime të thjeshta, të qeta e të ndershme, ku nuk ka shumë për të bërë përveçse të lahesh në det, të lexosh e të çlodhesh. Gratë veshin burkini dhe hixhab. Hotelet dhe shtëpitë me qira janë të thjeshta, pa luks të tepërt. Në bregdet, kafenetë modeste me karrige plastike shërbejnë peshk të freskët, dhe çdo pak minuta kalojnë shitës ambulantë me fresca – ëmbëlsira me mjaltë dhe tabaka me molusqe – ushqime tradicionale të verës në Sahel.

E më pas vjen Sahel el-Shireer, “Bregu i Keq”.

Vila buzë detit që kushtojnë miliona, çanta “Louis Vuitton” pranë çadrave të plazhit, koncerte të J. Lo-s dhe festa ku DJ është Peggy Gou. Restorantet dhe butikët më luksozë të Kajros kanë hapur filiale këtu. Gratë veshin rroba banje, syze dielli firmato dhe mbulesa boho-chic. Vetëm një orë rrugë më në perëndim nga “Bregu i Mirë”, të njëjtat ëmbëlsira fresca dhe molusqe kushtojnë më shumë se dyfish, dhe për çmimin e një fundjave mund të bësh pushime në St.-Tropez.

“Dikur ishte: merr katër a pesë rroba, sandalet dhe pa grim – mjafton”, thotë Aziza Shalash, 24 vjeçe, studente pasuniversitare që dikur shkonte në Bregun e Mirë, derisa familja bleu një shtëpi në Almaza Bay, magneti kryesor i pushueseve të “Bregut të Keq”. “Tani, kur shkon në plazh, duhet të kesh flokët e bërë, të vishesh bukur, të bësh grim dhe të bësh foto për rrjete”.

Çfarë i dallon plazhet?

Ndarja mes “Bregut të Mirë” dhe “Bregut të Keq” – dy pjesë bregdeti pothuajse identike, të dallueshme kryesisht nga paraja, rroba banje dhe alkooli, pasqyron një ndarje të thellë në shoqërinë egjiptiane, ku klasa shoqërore lidhet ngushtë me qëndrimet ndaj lirisë dhe stilit perëndimor të jetesës. Por ndërsa krizat ekonomike kanë thelluar hendekun midis klasës së pasur dhe pjesës tjetër të popullsisë, përzgjedhja gjithnjë e më elitare e vendeve si “Bregu i Keq” ka bërë që edhe disa nga vetë të pasurit të fillojnë të çuditen.

“Quhet ‘i keq’, sepse shpenzojnë shumë para”, thotë Mohieddin el-Ashmawy, 83 vjeç, oficer detarie në pension që ka kaluar verat në “Bregun e Mirë” që para se të ekzistonte “Bregu i Keq”. “Atje, në çdo hap që hedh, flasin paratë”.

Hendeku midis klasave u bë më i dukshëm se kurrë në vitin 2022, kur ekonomia tashmë e brishtë e Egjiptit u përplas. Tre vjet më vonë, ajo që ka mbetur nga klasa e mesme mezi përballon pagesat e shkollës dhe mishit, e jo më pushimet në plazh.

Në të njëjtën periudhë, ekskluziviteti në “Bregun e Keq” u kthye në përjashtim të hapur. Në vend të sistemit më të lirshëm të mëparshëm, ku njerëzit mund të ftonin miq e familjarë në plazh, komunitetet nisën të kërkonin kode QR, të cilat u jepen vetëm pronarëve apo qiramarrësve të vilave. Disa madje kërkojnë një kod tjetër për të hyrë në plazh.

Këto kode janë bërë aq të kërkuara, sa njerëzit i shesin online – një praktikë që ka shkaktuar polemika dhe si rrjedhojë, edhe një trend në TikTok.

Edhe në “Bregun e Mirë” zhvillimet e reja janë të rrethuara, por rregullat atje janë shumë më të buta.

“Është si një kufi, përnjëmend”, thotë Dalia el-Ghoneimy, 46 vjeç, e cila vizitoi Almaza Bay për herë të parë në korrik. “Plazhi nuk duhet të jetë kështu. Plazhi është për të gjithë”.
Dikur, vërtet ishte.

Të pasur apo të varfër, shumë egjiptianë kalonin verën në plazhet rreth qytetit mesdhetar të Aleksandrisë. Shumë prej më të varfërve vazhdojnë ta bëjnë ende sot.

Por zhvilluesit privatë kanë zbritur gjithnjë e më në perëndim përgjatë vijës bregdetare, fillimisht me resorë të thjeshtë, më pas me projekte gjithnjë e më moderne e luksoze. Sot, ata synojnë edhe turistë të pasur nga Gjiri Persik, Evropa dhe kudo tjetër – kushdo që mund ta përballojë. Një javë qëndrimi në sezonin e verës mund të kushtojë mbi 6.000 dollarë.

Billbordet e tyre me shkëlqim mbizotërojnë rrugët me pluhur të Kajros dhe autostradën bregdetare, duke shitur një vizion të verës ideale: “Seazen – Gjej qetësinë tënde”. “Përgjithmonë pranë detit – Ras El-Hekma”.

Asnjë nga gratë e buzëqeshura në reklama nuk ka flokët apo krahët e mbuluar; çdo slogan është në anglisht – gjuha që vjen natyrshëm për elitën egjiptiane të shkolluar në shkolla ndërkombëtare.

Për egjiptianët e pasur e liberalë, tërheqja është e qartë.

Komunitetet e rrethuara të Sahelit si Almaza apo Marassi – një enklavë superluksoze e ndërtuar nga një kompani zhvilluese e Dubait – janë versioni veror i kompleksit suburban të mirëkuruar ku jetojnë dhe punojnë gjatë vitit: strehë të pastra e të rehatshme, ku mund të bëjnë e të veshin ç’të duan, pa u gjykuar nga askush.

Gjykime nga të dyja brigjet

Shumica e egjiptianëve janë shumë më konservatorë dhe e shtyjnë një sjellje të tillë pas dyerve të mbyllura në pjesën tjetër të vendit. Siç thotë një shprehje e njohur atje, ekzistojnë dy Egjipte: “Egypt” – ajo e elitave që flasin anglisht dhe janë shoqëri liberale – dhe “Masr” (që në arabisht do të thotë Egjipt) – ajo e pjesës tjetër të popullsisë.

Në zonën e quajtur “Bregu i Mirë”, çdo përmendje e jetës së natës apo e veshjeve provokuese që ndodhin më në jug përgjatë bregut, shkakton menjëherë pakënaqësi.

“Por këto vajza kanë prindër!” – tha me indinjatë el-Ashmawy, një vizitor i hershëm i “Bregut të Mirë”, duke kujtuar një skandal kombëtar kur dy vajza në një koncert në “Bregun e Keq” u filmuan duke puthur në faqe këngëtarin libanez.

“Është tepër, tepër liri, dhe kjo nuk më pëlqen”, tha Doaa Reda, 25 vjeçe, një mësuese që po hante në një restorant peshku pranë autostradës bregdetare. Ajo përmendi videot që kishte parë në rrjetet sociale: “Egjipti është një vend mysliman. Festat dhe bikinit, këto gjëra nuk janë pjesë e shoqërisë egjiptiane”.

Shumë vizitorë të “Bregut të Keq” e pranojnë hapur se ekskluziviteti i zonës është i nevojshëm për t’i mbajtur larg gjykimet morale. Kodet QR sigurojnë që vetëm “njerëzit e përzgjedhur” – ata që “kanë të njëjtën kulturë” të lejohen të hyjnë, tha Mahmoud Abdoun, 56 vjeç, që punon në fushën e dizajnit të brendshëm.

Ai dhe bashkëshortja e tij ishin ulur nën një çadër plazhi në Almaza, përballë detit që përplaste butë valët e ngrohta mbi rërë. Uji shkëlqente në ngjyra blu dhe jeshile e lehtë. Në klubin e plazhit pranë tyre dëgjohej muzikë pop, ndërsa kamerierët sillnin margarita të ftohta, sandviçë me avokado dhe pjata me mango të freskët. Një varkë e purpurt që dukej si makinë garash përshkonte me shpejtësi ujin, ndërsa një parashutë fluturonte mbi det.

Disa prindër e justifikojnë mbylljen e komunitetit me argumentin e sigurisë.

“Do që të pushosh i qetë dhe fëmijët të mund të vrapojnë lirshëm”, tha Sherif Seif, 48 vjeç, një drejtues marketingu që po festonte ditëlindjen e djalit nën një çadër plazhi aty pranë.

Seif theksoi se “Bregu Sahel” nuk është i vetmi vend në botë ku njerëzit paguajnë më shumë për privatësi dhe siguri. “Është një kompleks privat me banesa private”, tha ai.

Në Egjiptin e ndarë sipas klasave, është e vështirë të ndash mendimet shoqërore nga statusi ekonomik. Jo pak egjiptianë, të pasur apo të zakonshëm, e shohin këtë ekskluzivitet si një formë të snobizmit të institucionalizuar.

Në Green Beach, një komunitet i mbyllur në “Bregun e Mirë”, Radwa, një përkthyese që po lexonte një libër dhe mbante burkini ngjyrë manushaqe tha se nuk kishte qenë kurrë në “Bregun e Keq”. “E di që do t’i gjykoja ata”, tha ajo, “por edhe ata do të më gjykonin mua, sepse vishem kështu”.

Megjithatë, ndarjet në Sahel, ashtu si ato në të gjithë Egjiptin nuk janë gjithmonë aq të qarta.

Ka shumë egjiptianë që mund të përballojnë luksin e “Bregut të Keq”, por parapëlqejnë thjeshtësinë e “Bregut të Mirë”. Disa gra pa shami rreziten në “Bregun e Mirë”, ndërsa disa gra me burkini notojnë në “Bregun e Keq”.

Seif tregoi se një mëngjes kishte parë një burrë me veshje fetare duke kaluar pranë tij në plazh, ndërsa telefoni i tij transmetonte për gjithë rrethin ajete nga Kurani.

Ai tha se kjo nuk i kishte penguar. Si shumë egjiptianë që përpiqen të balancojnë kënaqësinë me besimin, edhe ai falet në ditët kur nuk pi alkool, agjëron gjatë Ramazanit dhe shkon në faljen e së premtes.

“Ja pse kam problem me etiketat ‘Bregu i Keq’ dhe ‘Bregu i Mirë’”, tha ai. “Sepse në fund, gjithçka varet nga ti dhe nga ajo që zgjedh të bësh”.

Pastaj mori një gllënjkë nga vodka e tij dhe buzëqeshi./koha.net


Related Posts

Vala “misterioze” e të nxehtit ngroh Oqeanin Paqësor në një rekord të ri
Fenomene

Vala “misterioze” e të nxehtit ngroh Oqeanin Paqësor në një rekord të ri

18/10/2025 | 10:09
Si u shndërrua sezoni i vjeshtës në Himalaje në vdekjeprurës
Fenomene

Si u shndërrua sezoni i vjeshtës në Himalaje në vdekjeprurës

15/10/2025 | 17:04
Sa sipërfaqe natyrore humb Evropa çdo ditë, del raporti shqetësues
Fenomene

Sa sipërfaqe natyrore humb Evropa çdo ditë, del raporti shqetësues

02/10/2025 | 19:24
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲