Një kohë mjaft të gjatë kemi qenë nën ndikimin e masave të fuqishme anticiklonike që kanë krijuar bllokadë për ardhjen e masave ajrore që do të sillnin reshje atmosferike dhe për këtë arsye moti ka qenë pa reshje. Cikloni i dobët i cili gjatë fundjavës kaloi nga Evropa lindore në drejtim të Italisë shkaktojë reshje kalimtare të pakta po filloi të ndryshojë gjendjen sinoptike duke dobësuar bllokun anticiklonik dhe duke hapur rrugë masave ajrore ciklonike nga Atlantiku drejt rajonit tonë.
Masa të fuqishme ajrore ciklonike nga Atlantiku do të fillojnë të marrin kontrollin e motit në rajonin tonë duke kushtësuar reshje të shpeshta atmosferike gjatë gjysmës së dytë të Nëntorit. Me ardhjen e këtyre masave ajrore në Evropë, në Mesdhe do të krijohen ciklone sekondare të cilat do të kalojnë në Ballkan duke na sjellur shi e borë në viset më të larta malore. Me kalimin e ditëve mund të ndodhë depërtimi i ndonjë mase të ftohtë ajrore nga veriu që do të mund të kushtëzonte edhe reshje kalimtare bore, por kjo mbetet ende diskutabile.
Sidoqoftë, ndryshimi i motit do të fillojë që nga e mërkura kur priten vranësira të shpeshta dhe reshje të herëpashershme shiu. Reshje mjaft intensive priten në Shqipëri, por lokalisht edhe në viset tjera të rajonit tonë.
Detare të reja dhe informacione më të sakta ditëve të ardhshme në Meteo Ballkan./MeteoBallkan