Përderisa në rajonin tonë pritet të kemi mot mjaft të nxehtë dhe stabil në disa pjesë të Evropes priten stuhi të cilat lokalisht do të jenë të fuqishme me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.
Rajonet ku nesër do të ketë stuhi do të jenë Spanja veriore, pastaj Franca e posaqërisht Gjermania dhe Skandinavia. Rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu priten nesër edhe në Zvicër dhe Britnainë e Madhe me përjashtim të jugut të të dyja vendeve.
Çfarë duket interesante ditëve të ardhshme do të jenë reshjet intensive në Zvicër sidomos ditën e martë kur mund të ketë edhe vërshime. Përpos Zvicrës mot mjaft jostabil pritet edhe në Austri dhe Poloni ku priten rrebeshe mjaft të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.