Temperatura ekstremisht të larta për këtë kohë të vitit dhe gati të pabesueshme u regjistruan dje në Shqipëri, njofton MeteoBallkan.
Këto temperatura përputhen me sitnën e verës e jo me atë të vjeshtës, në të cilën aktualisht jemi.
Në qytetin e Kuçovës në Shqipëri temperaturat gjatë ditës së djeshme shkuan deri në në 32 ° C, ndërsa 31 ° C u mat në Tiranë.
Menjëherë pas Shqipërisë temperatura ekstremisht të ngrohta kishte edhe në qytete të shumta turke dhe ato të Qipros. Në aeroportin e Dubrovnikut temperatura më e lartë e regjistruar dje ishte 26.5 ° C, që e bën të renditet ndër 30 vendet më të nxehta në Evropë.
Ndryshe edhe fillimi i javës së ardhshme nuk na sjell ndonjë ndryshim të motit për rajonin tonë. Do të vazhdojmë të jemi nën ndikimin e masave ajrore të thata anticiklonike, kurse temperaturat do të shënojnë ulje të lehta, megjithatë do të mbetet mjaft nxehtë krahasuar me periudhën kohore në të cilën gjendemi./Meteoballkan