Pas vranësirave të dendura që mbizotëruan sot në tërë rajonin tonë, gjatë natës vende-vende pritet kthjellim i motit. Në disa rajone në Shqipëri priten edhe reshje shiu posaqërisht në veri dhe veriperëndim të vendit.
Nesër pritet të kemi mot më të nxehtë se sot me intervale të gjata kohore me diell, megjithatë gjatë ditës dhe pasdite mund të ketë zhvillim lokal vranësirash me ndonjë rigë apo rrebesh lokal shiu.
Të shtunën pritet të kemi ditë të vërtetë pranverore dhe verore sepse do të kemi ngritje të theksuar të temperaturave si dhe intervale të gjata kohore me diell. Kjo vjenë si pasojë e depërtimit të masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore. Këto masa të nxehta ajror i tërhiqen nga cikloni dhe fronti i fuqishëm i cili do të na përfshijë nga e diela e tutje me destabilizim të fuqishëm të motit, ulje të temperaturave dhe reshje të shpeshta atmosferike./Meteoballkan