Një front i dobët i ftohtë ajror do të depërtojë nesër në rajonin tonë i cili do të sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu dhe vranësira. Lajmëtar për këtë front janë erërat e sotme, por ky front nuk do të sjellë asgjë të veçantë përpos vranësirave dhe reshjeve të pakta.
Në Shqipëri nesër në bregdet priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë pasdite vonë dhe në mbrëmje, kurse në Kosovë pritet mot i ngrohtë deri në mbrëmje kur pritet të ketë shtim të vranësirave dhe gjatë nates reshje të dobëta lokale shiu.
Menjëherë pas frontit pritet depërtimi i anticiklonit të fuqishëm i cili do të stabilizojë motit dhe do të shpërndajë vranësirat gjatë dites së premte.
Ky anticiklon do të jetë fillimi i dominimin të gjatë të masave ajrore të thata anticiklonike dhe të ngrohta që do të vijnë nga fundjava e tutje.
Ata të cilët planifikojnë ndonjë pushim të shkurtër në deti në mes të Tetorit do ta kenë mundësin sepse moti do të jetë në favor të tyre./Meteoballkan