Gjatë ditës së nesërme fronti masiv i ftohtë do të përfshijë Ballkanin, por jo Kosovën dhe Shqipërinë.
Përpara ardhjes së frontit do kemi rritje të temperaturave dhe rreze diellore. Pra, nesër në Kosovë dhe Shqipëri ditë pranverore me fuqizim të erërave jugore.
Pasnesër (e Mërkurë) fronti i ftohtë dimëror përfshinë edhe Kosovën me reshje bore. Herë pas here dhe vende-vende priten reshje të dendura bore.
Temperaturat pritet të shëojnë ulje drastike dhe para ardhjes së pranverës së vërtetë duhet të kalojnë temperaturat e ulëta që shihen në fotografinë kryesore (ngjyra e kaltër). Kjo masë e ftohtë ajrore pritet të qëndrojë dy ose më së shumti tri ditë. Me largimin e kësaj mase mjaft të ftohtë ajrore arëherë kemi gjasa për ardhjen e pranverës së vërtetë nga fundjava, megjithatë kjo mbetet të shihet./Meteoballkan