Në shumë pjesë të Republikës së Kosovës, nesër pas një paraditeje dhe mesditeje mjaft të nxehtë pasdite vonë dhe në mbrëmje pritet të kemi zhvillim të fuqishëm vranësirash vertikale apo konvektive (Cumulonimbus/shih foto) të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë tipike verore dhe vende-vende mund të jenë të fuqishme duke kushtëzuar edhe breshër, ndërsa disa rajone mund të përfitojnë fare pak ose hiç fare reshje shiu.
Rrebeshe lokale shiu pasdite vonë mund të ketë edhe në disa pjesë të Shqipërisë veriore dhe verilindore si dhe në viset kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut. Në viset tjera parashihet mot kryesisht i thatë dhe i nxehtë.
Informacione tjera më vonë në meteoballkan.com./Meteoballkan