Nesër përpos rajonit edhe Kosova pritet të përfshihet nga reshjet e dendura të shiut të cilat vende-vende mund të shkaktojnë vërshime. Pas një paraditeje ku do të ketë mundësi që të ketë edhe intervale kohore me diell, pasdite Kosova do të përfshihet nga rrebeshe të fuqishme lokale me vetëtima dhe bubullimë. Pas rrebesheve eventuale pritet që reshjet të vazhdojnë në formë të shiut të zakonshëm por intensiv.
Kjo vjen si pasojë e vorbulles ciklonike e cila do të lëvizë nga Italia jugore në drejtim të rajonit tonë. Përndryshe rajoni po përballet sot me reshje të dendura shiu dhe shtrëngata ku më të goditurat janë Bosna dhe Hercegovina dhe Kroacia ku pritet të ketë vërshime katastrofike sepse reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë edhe gjatë natës së sontme në ato vende ku deri më tani veç ka vërshime dhe dalje e lumenjve nga shtretërit e tyre.
Informata dhe detaje më të reja më vonë rreth orës 21 e 30 në Meteoballkan./Meteoballkan