Edhe dy ditë presioni i ulët i ajrit do të vazhdojë të dominojë mbi rajonin tonë. Kjo nënkupton masa ajrore ciklonike të cilat herë pas here do të na sjellin riga lokale shiu, pak më intensive në Shqipëri dhe Mal të Zi, ndërsa më të pakta në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore.
Nga e mërkura një masë e ngrohtë ajrore nga Mesdheu dhe Afrika Veriore do të fillojë të depërtojë në drejtim të rajonit tonë duke rritur dukshëm temperaturat.
Kjo masë ajrore do të jetë e thatë dhe me presion të lartë atmosferike, pra me fjalë tjera masë ajrore anticiklonike.
Ky anticiklon do të lejojë depërtimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore në drejtim të rajonin tonë. Priten edhe kthjellim apo rreze të shumta diellore.
Pra, edhe dy ditë me vranësira të shpeshta, por jo ftohtë, pastaj disa ditë me diell dhe edhe më ngrohtë. Detaje tjera ditëve të ardhshme./Meteoballkan