Viti 2021 filloi me reshje të mëdha shiu që u shënuan në muajin e parë të vitit që lamë pas. Si pasojë e cikloneve të fuqishme nga Mesdheu me origjinë nga Atlantiku Janari 2021 u shënua si një ndër muajt më të lagësht në Kosovë të viteve të fundit. Në shumë pjesë të Kosovës pati vërshime masive dhe dëme të mëdha materiale, ndërsa në viset kodrinore-malore pati reshje të shpeshta të dendura bore. Nëpër ultësira reshje e borës ishin më të rralla për shkak të temperaturave mesdhetare, por shpeshherë edhe nëpër ultësira pati reshje estetike bore të cilat na dhanë pamje të mrekullueshme, por të cilat nuk ishin të qëndrueshme.
Bora më e qëndrueshme gjatë vitit të kaluar ishte ajo e 13-14 Shkurit kur në Kosovë patëm edhe zgjedhjet nacionale, megjithatë edhe ajo nuk zgjati shumë. Bora më e dendur gjatë vitit të kaluar ra pikërisht ditët e para të pranverës.
Pranvera ishte mjaft e vonuar me inkursione të shpeshta të ajrit të ftohtë polar. Reshje bore përpos Marsit pati edhe gjatë muajit Prill, madje jo të rralla. Temperaturat filloi të rritet tek në fund të Prillit dhe përgjithësisht patëm një pranverë mjaft të vonshme 2021.
Vera filloi majft e furishme. Në Qershor patëm valën e parë të nxehtësisë së fuqishme afrikane ku temperatura arriti deri në 36 gradë Celsius dhe ndjesia subjekitve ishte mjaft e lartë për shkak të lagështisë së lartë relative të ajrit. Valët e fuqishme të nxehtësisë afrikane zgjatën pothuajse gjatë tërë verës me ndërprerje të rralla, me depërtimin e disa fronteve të ftohta ajrore të cilat destabilizuan atmosferën dhe dhuruan spektakël vetëtimadh dhe bubulimash, por këto jo-stabilitete ishin kretësisht të karakterit lokal, ngase ka shumë rajone në Kosovë dhe Shqipëri ku gjatë verës që shkoi nuk kishte ra asnjë pikë shiu.
Pra, dy ose tri karakteristikat kryesore të vitit që lamë pas ishin reshjet e mëdha të Janarit, bora e pranverës dhe vera shumë e nxehtë dhe kryesisht e thatë.
Viti 2022 ka filluar mjaft i ngrohtë, ndërsa ulje të temperaturave rreth vlerave mesatare priten rreth datës 6 Janar./MeteoBallkan