Një lopë është shpëtuar nga zjarrfikësit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi i kishte ngelur koka brenda një peme, shkroi të dielën “Upi”.
Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Hampshire është thirrur në vendngjarje për të shpëtuar lopën, koka e së cilës ishte ngulitur në mes të një peme dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte.
Rrethanat se si dhe kur lopa ngeci në atë pozitë është e paqartë.
Zjarrfikësit bashkë me një këshilltar për shpëtimin e kafshëve punuar fillimisht në prerjen rreth pemës për ta bërë më të lehtë shpëtimin.
Lopa është arritur të shpëtohej, ndërsa i gjithë operacioni raportohet të ketë zgjatur për më shumë se një orë.
