Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se nga nesër nis faza e dytë e procesit mësimor në shkolla.
Bankave shkollore nga nesër do t’iu rikthehen edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9, 11 dhe 12.
Ministri Ramë Likaj, tha se nxënësit duhet të respektojnë rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar të shtunën se disa nxënës në një shkollë të Vushtrrisë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19