Xhamajka po përgatitet për uraganin më të fuqishëm të këtij viti dhe potencialisht më shkatërruesin në historinë e vendit. Meteorologët paralajmërojnë për kushte “katastrofike dhe kërcënuese për jetën”, shkruan BBC.
Është një uragan i kategorisë së pestë, forca më e lartë e mundshme, të cilin meteorologët e quajtën Melissa.
Të paktën tre persona kanë vdekur në Xhamajkë, teksa zyrtarët po i bëjnë thirrje publikut që të zhvendosen në zona më të larta dhe të strehohen para se uragani Melissa të godasë vendin të martën.
Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve në SHBA, Melissa do të godasë Xhamajkën me erëra shkatërruese deri në 209 km/orë dhe do të shkaktojë “përmbytje të menjëhershme katastrofike dhe kërcënuese për jetën”. Pritet që të bien midis 380 dhe 760 milimetra reshje, dhe në disa zona më shumë, gjë që do të çojë në rrëshqitje të shumta toke dhe përmbytje në Xhamajka, Kubën juglindore dhe Bahamas. Disa njerëz kanë vdekur në vende të tjera në Karaibe, dhe të paktën tre kanë vdekur tashmë në Xhamajka ndërsa stuhia afrohet.
“Në këtë rajon nuk ka infrastrukturë që mund t’i rezistojë një uragani të Kategorisë 5. Pyetja nuk është më nëse mund ta mbrojmë veten, por sa shpejt mund të rikuperohemi. Kjo është sfida e vërtetë”, tha kryeministri Andrew Holness , sipas The Guardian . Holness vuri në dukje se shteti ka përgatitur një plan reagimi shumështresor. Ai tha se ndihma humanitare duhet të mbërrijë brenda dy javësh nga ndikimi i stuhisë.
“Isha në gjunjë duke u lutur. Duket sikur e gjithë bota po lutet për Xhamajkën”, tha kryeministri në një konferencë për shtyp, duke shtuar se kishte marrë mesazhe mbështetjeje nga udhëheqësit botërorë, raporton Washington Post . Kryeministri vlerëson se uragani do të shkaktojë “dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore, urat, kanalet e kullimit dhe ndoshta në porte dhe aeroporte”. Qeveria, thotë ai, tashmë ka një plan për rimëkëmbjen e infrastrukturës që planifikon ta aktivizojë shpejt. 850 strehimore janë hapur në ishull, të cilat mund të akomodojnë më shumë se 20,000 njerëz.
We are witnessing some of the most jaw-dropping hurricane satellite imagery ever recorded in the Atlantic.
Category 5 Hurricane Melissa is stalled off Jamaica with near-perfect structure and a crystal-clear eye. pic.twitter.com/Cu6tgJRFmL
— Colin McCarthy (@US_Stormwatch) October 28, 2025
Baza Detare Amerikane e Guantanamos në Kubë është në rrugën e uraganit. Marina Amerikane ka evakuuar rreth 1,000 personel jo-thelbësor nga baza, e cila u bë e njohur për burgun e saj ku të dyshuarit për terrorizëm mbaheshin në rrethana të dyshimta në vitet 2000. Rreth 3,000 njerëz mbetën në bazë. “Ne po monitorojmë nga afër lëvizjen e stuhisë dhe po marrim të gjitha masat e nevojshme për të siguruar sigurinë e personelit tonë dhe gatishmërinë e bazave tona”, tha komandanti John Hewitt .
Ekspertët paralajmërojnë se uragani mund të lëvizë shumë ngadalë, që do të thotë shira të zgjatura dhe të rrëmbyeshme, si dhe një rrezik në rritje për përmbytje dhe rrëshqitje toke. “Kjo është një stuhi që Xhamajka nuk e ka parë kurrë. Presim deri në 1000 milimetra shi në disa pjesë. Nuk kemi parë kurrë shifra të tilla më parë”, tha Ministrja Dana Morris Dixon për BBC Newshour. Ajo shtoi se tetori ishte tashmë muaji më i lagësht dhe toka ishte “e ngopur tashmë me ujë”, duke rritur rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në shkallë të gjerë, veçanërisht në zonat malore.
Kryeministri Holness ka urdhëruar evakuimin e detyrueshëm të zonave bregdetare të ulëta dhe të gjitha shkollat publike po kalojnë në mësim online. Dy aeroporte ndërkombëtare, Norman Manley në Kingston dhe Sangster në Montego Bay, u mbyllën gjithashtu dhe të gjitha fluturimet u anuluan gjatë fundjavës, shkruan CNN .
Meteorologu dhe ndjekësi i stuhive, Matthew Cappucci, i tha BBC-së se Melissa mund të jetë uragani më i fuqishëm që ka goditur Xhamajkën që kur filluan të mbahen të dhëna. Uragani i fundit që goditi drejtpërdrejt ishullin ishte 37 vjet më parë, dhe Cappucci kujtoi se 49 persona vdiqën atëherë, dhe kjo ndodhi nga një uragan që ishte vetëm i Kategorisë 3. “Melissa mund të jetë shumë herë më shkatërruese. Uraganet nuk rriten në forcë në mënyrë lineare, ato rriten në mënyrë eksponenciale. Askush në Xhamajkë nuk ka përjetuar ndonjëherë diçka të krahasueshme me atë që po vjen”, tha Cappucci.
A US Air Force plane from the 53rd Weather Reconnaissance Squadron, known as the Air Force Reserve Hurricane Hunters, flies into the eye of Hurricane Melissa, as the category 5 Hurricane approaches Jamaica.
Jamaican officials have called on the public to get to higher ground and… pic.twitter.com/AXmIESSCJG
— AFP News Agency (@AFP) October 28, 2025















