• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

Njerëzit kanë konsumuar të gjitha burimet natyrore të Tokës për këtë vit

31/07/2019 | 22:32
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.08.2025.) E Hënë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

13/09/2025 | 08:11
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për punimet në rrjet të shtunën, 13 Shtator!

12/09/2025 | 23:21
Moti për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.09.2025.) E Shtunë

12/09/2025 | 23:14
Vdes prezantuesi i njohur i motit

Vdes prezantuesi i njohur i motit

12/09/2025 | 21:05
Tragjedi në Adriatik: Një turiste po bënte një foto me shoqen e saj, e tërheqin dallgët e detit

Tragjedi në Adriatik: Një turiste po bënte një foto me shoqen e saj, e tërheqin dallgët e detit

12/09/2025 | 13:13
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e premte

12/09/2025 | 08:49
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të Premten, 12 Shtator!

11/09/2025 | 23:29
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15,08.2025.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.09.2025.) E Premte

11/09/2025 | 22:52
Atlantiku pa stuhi aktive në pikun e sezonit, çfarë po ndodh?

Atlantiku pa stuhi aktive në pikun e sezonit, çfarë po ndodh?

11/09/2025 | 15:32
Rrugët e përmbytura i morën jetën: 43-vjeçari  në Durrës preku shtyllën e ndriçimit dhe vdiq nga rryma

Rrugët e përmbytura i morën jetën: 43-vjeçari në Durrës preku shtyllën e ndriçimit dhe vdiq nga rryma

11/09/2025 | 11:16
Çfarë moti na pret sot?

Parashikimi i motit për sot – e enjte

11/09/2025 | 07:57
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS tregon për punimet në rrjet të Enjten, 11 Shtator!

10/09/2025 | 22:39
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

Njerëzit kanë konsumuar të gjitha burimet natyrore të Tokës për këtë vit

31/07/2019 | 22:32
559
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje

Njerëzit i kanë konsumuar burimet natyrore të Tokës për këtë vit, sipas shifrave. Organizata Global Footprint Network të hënën (29.07) e ka shenjuar si të ashtuquajturën dita e shfrytëzimit ekstrem të Tokës.

Global Footprint Network përllogarit çdo vit ditën e mbingarkesës së planetit, ose ditës së mbikonsumimit të Tokës.

Sipas të dhënave të kësaj organizate, kjo ditë po afron gjithnjë e më shumë.

Më 1971, dita e parë e mbikonsumit global përkoi me 21 dhjetorin. Vitin e kaluar ishte 1 gushti dhe sivjet për herë të parë ajo është zhvendosur më herët duke përkuar me 29 korrikun.

Dita e mbishfrytëzimit të botës nënkupton, që njerëzit në këtë moment konsumojnë kaq shumë burime nga Toka, sa të gjitha ekosistemet mund të ripërtërijnë përgjatë një viti të tërë.

Njerëzimi konsumon pra çdo vit më shumë tokë bujqësore dhe kullotash, rezerva peshku dhe pyje, se sa kanë faktikisht në dispozicion. Po ashtu emetohen shumë më tepër emisione CO2, nga sa mund të filtrojnë pyjet dhe oqeanet.

Organizata ndërkombëtare e qëndrueshmërisë së burimeve natyrore me seli në Oakland të Kalifornisë, deklaron, se kostot e konsumit bëhen gjithnjë e më të dukshme, prej shpyllëzimit, erozionit të tokës, humbjes së diversitetit ose rritjes së përqendrimit të dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferën e Tokës.

Dallime të mëdha rajonale

Dita e mbikonsumimit të Tokës është një vlerë mesatare globale, në secilin vend ka dallime të mëdha sa i përket konsumimit të burimeve natyrore.

Organizata Botërore e Mbrojtjes së Mjedisit (WWF) deklaron, se në Emiratin Katar dita e konsumimit maksimal është arritur pas 42 ditësh, në Indonezi në të kundërt ajo arrihet pas 342 ditësh.

Gjermania, sipas kësaj përllogaritjeje, e ka arritur këtë pikë, pra konsumimin e plotë të burimeve për vitin 2019 më 3 maj të këtij vit.

Sipas përllogaritjeve të organizatave të mjedisit popullsia botërore konsumon ndërkohë 1,75 të planetit.

Nëse njerëzit të gjithë do të jetonin si në Gjermani, do të duheshin tre planete si Toka. Nëse njerëzit do të kishin të gjithë të njëjtin konsum burimesh si qytetarët e SHBA-së, do të nevojiteshin pesë planetë si Toka.

Konsumimi i burimeve në Gjermani

Në Gjermani influencojnë për mbingarkimin e planetit emetuesit më të mëdhenj të CO2 si sektori i energjetikës, transportit dhe bujqësia e industrializuar si dhe shfrytëzimi i sipërfaqeve të mëdha.

Emisionet e CO2 nuk janë ulur që nga viti 2009, vazhdimi i përdorimit të qymyrit e ngadalëson pakësimin e këtyre emisioneve në atmosferë.

Si mëkatari numër një i atmosferës, sipas autorëve të studimit është qarkullimi rrugor.

Që nga viti 1990 emisionet në qarkullimin rrugor nuk janë ulur ndërsa në qarkullimin ajror ato janë shtuar.

Edhe konsumi i energjisë për frymë në Gjermani është më i lartë se mesatarja në BE dhe vitet e fundit ai është pakësuar fare lehtë.

Müller: “Mbrojtja e klimës është një çështje mbijetese”

Ministri gjerman i Zhvillimit Gerd Müller deklaroi, se mbrojtja e klimës është një çështje mbijetese për njerëzimin. Ai kërkoi më shumë investime në mbrojtjen ndërkombëtare të klimës.

“Para së gjithash Afrika duhet të kthehet në kontinentin e gjelbër të energjive të rigjenerueshme”.

Për këtë është i nevojshëm një program për financimin e teknologjive të nevojshme për energjitë e rigjenerueshme.

Edhe Organizata katolike e Ndihmës së Zhvillimit “Misereor” kërkoi një kthesë rrënjësore.

Gjermania konsumon prej asaj, që i përket të gjithë planetit për mirëqenien publike, “shumë më tepër nga sa na takon”, tha kryetari i Misereor për agjencinë katolike të lajmeve KNA.

Rritja e popullsisë

Në vitin 1970 në botë kishte rreth 3.7 miliardë njerëz. Sot bota numëron 7.5 milionë banorë, Kina dhe India kryesojnë popullsinë botërore. Në këto vende jetojnë përkatësisht 1.4 dhe 1.3 miliardë banorë. /dw/


Related Posts

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.08.2025.) E Hënë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

13/09/2025 | 08:11
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

KEDS njofton për punimet në rrjet të shtunën, 13 Shtator!

12/09/2025 | 23:21
Moti për sot dhe ditët në vijim
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.09.2025.) E Shtunë

12/09/2025 | 23:14
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲