• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Pamje të tjera tronditëse pas tërmetit në Japoni

Pamje të tjera tronditëse pas tërmetit në Japoni

02/01/2024 | 09:35
Parashikimi i motit për sot, nesër dhe ditët në vijim

Parashikimi i motit për sot, nesër dhe ditët në vijim

12/07/2025 | 08:53
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.02.2023.) E shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.07.2025.) E Shtunë

11/07/2025 | 23:45
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 12 Korrik!

11/07/2025 | 23:31
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e premte

11/07/2025 | 05:44
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të Premten!

11/07/2025 | 00:15
Moti nesër dhe ditët në vijim – E diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.07.2025.) E Premte

11/07/2025 | 00:10
Çfarë po ndodh me detin në Shqipëri? Në një orë të ditës në gjithë bregdetin e jugut shfaqen masa të mëdha ndotje 

Çfarë po ndodh me detin në Shqipëri? Në një orë të ditës në gjithë bregdetin e jugut shfaqen masa të mëdha ndotje 

10/07/2025 | 11:37
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e enjte

10/07/2025 | 05:51
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për punimet në rrjet ditën e Enjte, 10 Korrik!

09/07/2025 | 22:03
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.09.2021.) E Enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.07.2025.) E Enjte

09/07/2025 | 21:45
Gjendja sinoptike pas frontit të fuqishëm të ftohtë ajror!

Gjendja sinoptike pas frontit të fuqishëm të ftohtë ajror!

09/07/2025 | 19:36
Era thyen pemë dhe shkakton kaos, një stuhi tjetër goditi mbrëmë Kroacinë – dalin pamjet

Era thyen pemë dhe shkakton kaos, një stuhi tjetër goditi mbrëmë Kroacinë – dalin pamjet

09/07/2025 | 10:13
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Pamje të tjera tronditëse pas tërmetit në Japoni

Pamje të tjera tronditëse pas tërmetit në Japoni

02/01/2024 | 09:35
693
SHARES
2k
VIEWS
Shpërndaje

Një i vdekur dhe qindra të bllokuar nën rrënoja është bilanci i tërmetit me magnitudë 7.5 që goditi Japoninë perëndimore të hënën.

Tërmeti ra orën 16:10, sipas kohës lokale rreth 42 kilometra në verilindje të Anamizu në prefekturën Ishikawa dhe u pasua me paralajmërime për cunami në shumë zona.

Në videot e ndara në rrjetet sociale, duken shtëpitë e rrafshuara, rrugë të çara në mes dhe njerëz që vrapojnë të tmerruar.

1

Numri i të vdekurve në Japoni ka shkuar në 30 persona, ndërsa kërkimet vijojnë ende për të gjetur të tjerë nën rrënoja.

Sipas zyrtarëve të prefekturës Ishikawa, rajoni ku ishte edhe epiqendra e tërmetit 7.5 ballë, ka edhe të tjerë të plagosur.

Tërmeti ra të hënën në orën 16:10 me orën lokale në thellësi prej 10 kilometrash në gadishullin Noto, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

If you stand with the people of Japan , during this tough time in which they are experiencing a Tsunami and earthquake ; U wont pass without liking this tweet ❤

May God protect the children mothers & people of Japan from the Tsunami 💕#Japan #earthquake #Japan pic.twitter.com/PPNXj5iy9i

— Ramsa Chaudhary (@Ramkishor_jaat_) January 1, 2024

Tërmeti, që ra të hënën në orën 16:10 me orën lokale në thellësi prej 10 kilometrash, shembi ndërtesa, shkaktoi zjarre dhe shkaktoi alarme për cunami deri në Rusinë lindore, duke nxitur urdhra për banorët që të evakuohen në zonat e prekura bregdetare të Japonisë.

Pas tërmetit, autoritetet lëshuan paralajmërime për cunami për banorët e Japonisë perëndimore. Paralajmërimet për cunami lëshohen kur valët priten të jenë deri në 3 metra, ndërsa valë cunami prej rreth 1.2 metrash u raportuan në Wajima City, tha transmetuesi publik japonez NHK.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, të paktën 31 pasgoditje më të vogla u raportuan pranë rajonit ku goditi tërmeti. Agjencia tha se pasgoditjet mund të vazhdojnë në muajt në vijim.

Të paktën 1,400 pasagjerë janë bllokuar brenda trenave me shpejtësi të lartë më shumë se 10 orë pasi tërmeti tronditi rajonin, raportoi transmetuesi publik japonez NHK.

Të paktën 8,500 personel ushtarak janë në gatishmëri për të ndihmuar në përpjekjet emergjente pas tërmetit, tha Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Minoru Kihara. Zyrtarët shëndetësorë në qytetin Suzu thanë se disa mjekë nuk mund të trajtonin pacientët e plagosur për shkak të rrugëve të dëmtuara.


Related Posts

Momenti i arritjes së stuhisë në Split të Kroacisë!
Botë

Momenti i arritjes së stuhisë në Split të Kroacisë!

09/07/2025 | 00:18
‘Përmbytja e shekullit’ në Teksas: Si u shndërrua një stuhi e “zakonshme” në një katastrofë
Botë

‘Përmbytja e shekullit’ në Teksas: Si u shndërrua një stuhi e “zakonshme” në një katastrofë

08/07/2025 | 08:27
Ndryshim dramatik i motit në Evropë dhe Ballkan, fundi i valës së nxehtësisë!
Botë

Ndryshim dramatik i motit në Evropë dhe Ballkan, fundi i valës së nxehtësisë!

06/07/2025 | 13:24
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲