Bazuar në parashikimet aktuale sezonale të modelit më të saktë global për parashikim të motit ECMWF kjo verë parashihet të jetë mjaft e nxehtë në Kontinentin Evropain, madje disa ekspertë meteorologjik theksojnë se ky parashikim nga ky model është majft ekstrem dhe do të ishte mirë të mos ishte i saktë dhe të ndryshojë.
Trendet e modeleve për verën 2022 aktualisht japin një mot mjaft të nxehtë dhe kryesisht të thatë, me depërtime të rralla të fronteve të ftohta që do të kushtëzonin stuhi dhe shtrëngata të fuqishme shiu.
Parashikimet sezonale gjithnjë e më shumë po dalin jo të sakta për shkak të dinamikës së fortë të atmosferës, prandaj edhe ky parashikim mund të jetë krejtësisht i pasaktë, megjithatë edhe parashikimet afatgjata nuk duhet të nënvlerësohen./MeteoBallkan