Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në disa rajone mund të shoqërohen me ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.
Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta. Minimalja parashihet të zbres deri në 1 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Reshje e rrebeshe shiu priten në perëndim dhe jugperëndim të Shqipërisë, ndërsa në viset tjera reshjet do të jenë më të izoluara. Në malet më të larta të rajonit priten reshje kryesisht të dobëta bore.
Mot me më shumë diell dhe shumë pak reshje pritet të mbajë të martën dhe të mërkurën, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje kryesisht të lehta./MeteoBallkan














