Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale shiu ku në disa zona mund të ketë rrebeshe paksa më intensive duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë bubulimë.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 4 minimalja deri në 8 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot jashtëzakonisht jo-stabil me reshje të shpeshta shiu dhe zhvillime të rrebesheve të fuqishme lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Vende-vende mund të ketë shtrëngata të fuqishme me rrebeshe shumë intensive dhe si pasojë do të ketë edhe vërshime. Në malet më të larta reshje të dendura bore.
Reshje shiu priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, kurse në Mal të Zi priten reshje të dendura shiu dhe rrebeshe intensive.
Rrebeshe lokale shiu priten edhe të shtunën si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri. Në Shqipëri më intensive dhe duke pas para sysh reshjet e së Premtes mund të përkeqësohet gjendja nga vërshimet. Të dielën pritet që reshjet të ndalen dhe të pushojnë, ndërsa të hënën presim reshje të reja lokale shiu e bore në viset kodrinore-malore./MeteoBallkan/














